Arsene Wenger është favoriti absolut për t’u bërë trajner i Bayern Munichut

Arsene Wenger është “favoriti absolut’ për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, sipas “BILD”.

Kjo pasi trajneri i RB Leipzigut, Ralf Rangnick ka refuzuar mundësinë që ta marrë drejtimin e klubit gjerman.

Wenger e hodhi kapelen në ring për këtë pozitë gjatë një paraqitje në “beIN Sports”, të martën, transmeton Periskopi.

Bayerni është në kërkim të trajnerit të ri pasi shkarkoi Nick Kovacin menjëherë pasi bavarezët u poshtëruan 5-1 nga Eintracht Frankfurti.