Zeka: PDK-ja dhe LDK-ja po e shantazhojnë AAK-në për demarkacionin

0
182

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë duke e shantazhuar AAK-në për demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë kontekst, Zeka ka sqaruar edhe vizitën e djeshme të disa deputetëve në Mal të Zi.

“Kryetari i Kuvendit na i la fajet neve që kemi qenë në vizitë zyrtare në Malin e Zi. Nuk ka qenë faji i ne deputetëve. Ne kemi qenë në Prishtinë në orën 16:00. Ne kemi mund ta votojmë demarkacionin në orën 17:00 ose në orën 18:00. Problemi është se nuk kanë qenë votat dhe LDK-ja së bashku me PDK-në është duke i bërë shantazh dhe obstruksione AAK-së. Ne si Nismë nuk kemi çfarë të diskutojmë më për demarkacionin. Ne kemi marrë vendim për ta votuar demarkacionin”, ka thënë Zeka.