Arsim Fetahu zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Prishtina”

Arsim Fetahu është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Siç bëhet e ditur në vendimin e Boridit të “KRU Prishtina”, Fetahu nga gjithsej 40 pikë maksimale, ka marrë 28.3 pikë.

Kështu, ai është vlerësuar kandidati më i suksesshëm për të marrë këtë pozitë.

Kandidatët e pakënaqur mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prshtina” në afatin prej 8 ditësh.