Arsyet pse Gjermania ka shumë pak të vdekur nga Covid-19

Marrja e masave të shpejta nga Gjermania dhe nisja e testimit masiv, ka bërë që të ketë një numër të vogël vdekjesh, krahasuar me vendet e tjera.

Në një krahasim më Britaninë e Madhe, shifrat dukshëm janë në favor të Gjermanisë.

Shteti gjerman ka bërë 1.7 milionë testime për Covid-19, krahasuar me 398.916 mijë që janë bërë në Britaninë e Madhe.

Përqindja e vdekshmërisë në Gjermani është 2.5 përqind, ndërsa në Britani është 12.8 përqind.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani u konfirmuan 2 mijë e 486 raste të reja të infektimeve. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 127 mijë e 586

Më poshtë shikoni shifrat e krahasuara mes dy vendeve.