Artisti shqiptar: Kam ndenjur 3 ditë pa ngrënë, mendoja vetëm për muzikën

Artisti shqiptar Julio Imeri që shkëlqeu me zërin e tij në “The Voice of Greece”, ka rrëfyer së fundmi për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania vështirësitë e tij gjatë karrierës.

Ai tregoi se ishte shumë i fokusuar te muzika aq sa ka ndenjur për tre ditë radhazi dhe pa bukë.

Më tej ai theksoi se ka vuajtur shumë nga ankthi dhe nga stresi.

“Kam vuajtur shumë vite nga ankthi dhe stresi. Është një profesion ndryshe, muzika është risk. Ndonjëherë nuk ka shpresa. Por gjëja më e madhe është durimi. Ka pasur momente që kamë qëndruar tre ditë pa ngrënë bukë. Ka qenë dëshira kaq e madhe që unë të bëj atë që dua në muzikë. Fokusi ka qenë aq i madh sa kam”- tha ai.