Arusha e Prizrenit shihet sot me të vegjëlit e saj (video)

Ariu i famshëm dhe i shumëpërfolur në Prizren, është parë sot përsëri, duke shëtitur e lumtur me të vegjëlit e saj.

Një qytetar, shikues i RTV BESA, e ka xhiruar atë afër një bjeshke tek vendi i quajtur “Centrall”, rrugës që dërgon për Novoselane.