Mblidhet Qeveria e Kosovës, pritet lehtësimi i masave antiCOVID

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës online, ku po diskutohet edhe për masat e vendosura kundër përhapjes së COVID-19.

Siç raportohet në këtë mbledhje pritet të merret vendim për lehtësimin e masave antiCOVID.

Në masat e reja parashihet të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve.

Ndërkohë, sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.