As AAK nuk do ta respekton vendimin e Hotit që të hënën të punohet

Vendimi i kryeministrit Avdullah Hoti që të hënën të punohet dhe mos të jetë pushim për nder të festës së 28 Nëntorit, ka gjetur rezistencë nga institucione e parti politike.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta respektojë vendimin e kryeministrit, Avdullah Hoti, që të hënën të punohet.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nëpunësit e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë të lirë të hënën për shkak të festës së flamurit.

“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, vendimin e kryeministrit Hoti e kanë kundërshtuar dhe nuk e kanë përfillur as Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ata kanë deklaruar se e hëna do jetë pushim për mësimdhënësit dhe nxënësit.