As sonte nuk ka marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së

As sonte nuk është arritur marrëveshja me s LVV-së dhe LDK-së. Këtë e kanë konfirmuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Në Kuvendin e Kosovës sonte për me shumë se tre orë është mbajtur takimi mes liderëve të LVV-së, Albin Kurti, atij të LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorëve të QUINT-it.

Isa Mustafa ka deklaruar para mediave se mbesin të oferta e tyre që ia kanë bërë LVV-së.

“Mbesim të hapur në qoftë se LVV si parti e parë i pranon kërkesat tona. Jemi të gatshëm që në çdo kohë të lidhim marrëveshje”, tha Mustafa.

Kurse Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk ka marrëveshje, pasi LDK nuk po ka vullnet që të qeverisin bashkë.

“Do të doja që të thoja që marrëveshja është realizuar. Por nuk mund të them një gjë të tillë, pasi LDK po insiston të kërkesa e tyre e datës 8 janar”, tha ajo./KosovaPress/