Me 2 mars 2024 në një vjetorin e vdekjes përkujtohet luftëtari i tri luftërave çlirimtare Agron Haradinaj

Agron Haradinaj, kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

Agroni, ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një nga ushtarët e parë të UÇK-së.

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe./Fokusi.info/