Asambleisti i VV’së rrezikon shëndetin publik, bënë thirrje për protesta në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës disa netë radhazi po protestojnë nga ballkonet e dritaret e tyre, kundër zhvillimeve politike në vend.

Ashtu si në vitet e 90-ta, qytetarët dolën nëpër ballkone e dritare dhe krijuan zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).

Përderisa IKSHP bën thirrje të vazhdueshme që qytetarët t’i evitojnë daljet në qytet dhe kontaktin me njerëz dhe ta ruajnë distancën sociale prej 2 metrash, asambleisti i VV-së, Egzon Azemi përmes një thirrje po del kundër edhe OBSH-së.

Ai fton të gjithë qytetarët që t’i shkelin këshillat e IKSHP dhe OBSH-së dhe të dalin për të protestuar në rrugë.

Kjo protestë nuk u lejua të zhvillohej në këtë formë për shkak të evitimit të përhapjes së koronavirusit./periskopi