Kjo është vetura që dyshohet se ka bombë te ndërtesa e AKI-së

Policia e Kosovës sot ka rrethuar ndërtesën e AKI-së në orët e hershme të mëngjesit.

IndeksOnline mëson nga burimet se aksioni po zhvillohet nën dyshimin e një mjeti shpërthyes në një veturë.

Në fotografinë që shihni më poshtë dyshohet se ka një mjet shpërthyes.

Për këtë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipet e deminimit.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se një person u arrestua për këtë rast.