ASH – BESA me Blerim Rekën është koalicioni i mundshëm

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA pritet që të jetë koalicioni i mundshëm opozitar. Pjesë e tyre do të jetë edhe profesori eminent dhe ish-kandidati për president Blerim Reka, të cilit i është ofruar më parë përfshirje edhe në listën për deputetë, duke garuar si bartës në njërën nga njësitë zgjedhore.

Ky trinom pritet të hyjë në fushatën e zgjedhjeve të 12 prillit, mëson agjencia e lajmeve INA. Në kuadër të këtij koalicioni pritet të bashkohen edhe figura të tjera publike shqiptare. Nuk dihet se cili do të jetë pozicioni i Alternativës.

Së fundi janë shtuar zërat dhe lajme të lansuara nga disa portale për shkuarjen e kësaj partie në koalicionim me LSDM, ku do ti bashkohet edhe PDSH. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se brenda një periudhe të shkurtër do të definohen gjërat rreth koalicionimit dhe se do të ketë një koalicion të fitores. Sipas tij, në rast se do të arrihet bashkimi i bllokut opozitar, atëherë do të arrihet fitore bindëse me një numër të konsiderueshëm të deputetëve, duke dalur përpara BDI-së.