Ashpërsohet gjuha VV-LDK: Zyrtarja e VV-së, çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheqë LDK-ja!

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka shkruar në Facebook rreth koalicionit të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe LVV-së.

Nagavci ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017, e ka mundur LDK-në dhe katër parti tjera.

“LVV e mundi LAA (LDK dhe katër parti të tjera) në zgjedhjet e fundit në qershor 2017. Ne të vetëm kishim mbi 200 mijë vota, përderisa LAA, pra katër partitë tjera, 180 mijë vota”, ka shkruar Nagavci.

Ajo tutje thotë se në zgjedhjet e vitit 2014, LVV-ja u tradhëtua kur LDK shkoi me PDK-në.

“Në zgjedhjet e parafundit, në qershori 2014, ne u tradhëtuam, kur pas VLAN-it LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014. Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërisht, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vërtetë”, është shprehur ish-deputetja.

Nagavci ka shkruar se në çkapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheqë LDK-ja.