Gjini i reagon Prindonit, thotë se Presidentja mbrohet me Kushtetutë e jo nga burri i saj dhe kanuni

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani lidhur me pretendimet e tij se ai po e mbron familjen e tij me statuset e zakonshme anti-media në Facebook.

“Shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar”, shkruan Gjini.

Gjini shton se Presidentja mbrohet nga ligji dhe institucionet, e nuk ka nevojë të mbrohet nga burri i saj.

“Kosova nuk është shtet i dështuar, prandaj pretendimi se burri duhet ti dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit. Presidenten e mbron ligji, kushtetuta dhe të gjitha institucionet e shtetit. Jo burri i vet. Jo kanuni”, përfundoi ai.