Asnjë humbje jete, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë.

Sipas MSHMS, janë konfirmuar pozitiv nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

“Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv”, informon Ministria.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 korrik 2021)

Raste të reja ditore      11

Të shëruar në 24 orë    7

Të shtruar në spitale     6

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore              3439

Testime totale            859,432

Raste pozitive            132,697

Raste të shëruara       130,081

Raste aktive               160

Humbje jete                2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              65

Vlorë                17

Elbasan            17

Fier                  14

Durrës              13

Shkodër            12

Lezhë                10

Korçë                 6

Kukës                5

Gjirokastër         1