“Drafti gjerman kishte dalë antikushtetues, a duhet t’i besohet “propozimit modern evropian” për Asociacionin?

Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar në Bruksel të enjten, më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur do të mbahet samiti i BE-së.

Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar në Bruksel të enjten, më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur do të mbahet samiti i BE-së.

Por, për draftin gjerman të Asociacionit, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në vitin 2022, kur edhe ishte paraqitur ky draft kishte deklaruar se ishte antikushtetues dhe se do të krijonte një “Republikë Srpska 2.0” në Kosovë.

“Ky dokument në tërësinë e tij bie ndesh me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës: në mënyrë fiktive përmend Kushtetutën e Kosovës, ligjin, si dhe vetë vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, për të fshehur kundërkushtetutshmërinë e tij fondamentale.”, kishte deklaruar Hasani në një intervistë për Kohën.

I pyetur nëse ka dispozita të këtij draft-statusi, Hasani kishte numëruar katër pika ku Kushtetuta e Kosovës shkelej rëndë.

“…Në rend të parë, si tërësi, juridiksioni i Asociacionit parashihet të mbulojë çdo gjë përveç çështjeve të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë kuptim, unë do të thosha se Asociacioni është “Republika Srpska 2.0”, është regjionalizim i Kosovës dhe prishje e karakterit të saj si shtet unitar. Në rend të parë, Kuvendi i Asociacionit është kuvend konstituiv nga i cili derivohet kompetenca origjinale për Asociacionin që dalin tërësisht jashtë rendit juridik të Kosovës. Në rend të dytë, Asociacioni flet për kolektivitetin serb, pra mbron të drejtat kolektive, që Gjykata Kushtetuese ka thënë se nuk bën. Në rend të tretë, Asociacioni sikur paraqitet si një institucion financiar i pavarur, që edhe këtë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e ka shpallur si jokushtetues. Në rend të katërt, Asociacioni nuk mund të shpërbëhet nga askush në Kosovë pos nga vetvetja, që tregon për fuqinë e tij konstituive si një trup i të drejtës publike që paraqitet si i barabartë me organet e pushtetit qendror në Prishtinë.”, kishte deklaruar Hasani.

Hasani gjithashtu kishte thënë se me kompetencat që siguroheshin nga dispozitat e draft-statutit gjerman shkelej Kushtetuta.

“Ato kompetenca do të ishin në rregull sikur të bëhej fjalë për komuna. Asociacioni, siç e thashë, ka autorizime nga e drejta publike dhe këto mund t’i kenë vetëm komunat. Ndryshe është kundërkushtetues. Nuk mund të paraqitet Asociacioni si agjenci për mbrojtjen e të drejtave kolektive serbe ndaj autoriteteve publike në Prishtinë, pra si partner në ndarjen e pushtetit me Republikën e Kosovës, kurse në të njëjtën kohë këtë ta bëjë në emër të Serbisë si shtet. Në nenin e parë duhet të definohet se çka është Asociacioni, çfarë subjekti i së drejtës është. Jo kështu siç është bërë duke cituar Marrëveshjen e vitit 2013, Kushtetutën, ligjin dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me qëllim të ndërtimit të një strukturë krejtësisht të re. Për të krijuar Asociacion siç propozohet në këtë draft-Statut, së pari duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet sektoriale që rregullojnë vetëqeverisjen lokale, financat, organizimin territorial të Kosovës dhe tek më pastaj të formohet. Ndryshe është kundërkushtetues.”, kishte thënë Hasani.

Përndryshe, nesër në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara, të rëndësishme me disa liderë perëndimorë, përbërja dhe emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, shkruan Paparaci.

Megjithatë, pas vizitës së “pesëshes së madhe diplomatike” në Kosovë dhe në Serbi është njoftuar një intensifikimi i përpjekjeve perëndimore për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet fillimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit.”