Asnjë i shëruar sot nga koronavirusi në Kosovë

Janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Por lajmi i keq është trendi i kthyer dhe fakti se sot nuk është shëruar asnjë pacient nga koronavirusi, shkruan Fokusi.info.

Sot janë testuar 255 mostra, ndërsa nga to 8 rezultuan pozitive, që e çon në 927 numrin total të rasteve.

Deri tani, numri i të shëruarve është 671, ndërsa janë shënuar 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.