Presidenti dekreton ligjin për pandeminë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot dekretimin e tri ligjeve, ndër to edhe atë për pandeminë Covid-19.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare”, ka bërë të ditur Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shkruar ai.