Asnjë rast i ri me COVID-19 sot në Kosovë

Asnjë qytetar nuk është i infektuar sot me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 469 testime sa janë bërë, asnjë qytetar nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit, aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 75.

Njoftimi i plotë:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 75.