Asociacioni i Komunave: Qeveria me përqindje të ulët investimesh kapitale

Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se komunat harxhojnë mbi 61% të mjeteve për investime kapitale, e që është një përqindje shumë më e mirë sesa Qeveria.

Kështu ka deklaruar kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi.

Ai për Indeksonline shtoi se me këtë përqindje të shpenzimeve nga ana e komunave, rritet edhe përqindja e shpenzimeve në nivel qendror, e cila këtë vit është e ulët “për faj të Qeverisë”.

“Komunat harxhojnë mbi 61% të mjeteve për investime kapitale që është shumë më mirë se sa Qeveria. Komunat me këtë % të shpenzimeve e rrisin edhe % e shpenzimeve në nivel vendi e cila për këtë vit, për fajin e Qeverisë, nuk është e lartë.

Sipas informatave të Asociacionit, Qeveria ka shpenzuar rreth 49% të mjeteve për investime kapitale dhe kjo është jashtëzakonisht % e ulët ku me qindra miliona EUR nuk janë zbatuar shumë e shumë projekte të cilat do përmisonin jetën e qytetarit” tha Ibrahimi.