Aston Villa rikthehet në Premierligë, Lampard dështon në hapin e fundit (video)

Pas Norwich City dhe Sheffield United, është skuadra e Aston Villas ajo që ka siguruar një vend në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Në finalen e luajtur në ‘Wembley’, Aston Villa ka arritur ta mposhtë Derby Countyn e udhëhequr nga Lampard, me rezultatin 2:1.

Goli i parë në këtë takim u realizua një minutë para përfundimit të pjesës së parë. Ishte Anwar El – Ghazi i cili i dha epërsinë skuadrës së Aston Villa, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, ishte prapë Villa që gjeti golin, kur në minutën e 59’ John McGinn tundi për herë të dytë rrjetën e Derby County.

Në minutën e 81’, Jack Marriot ringjalli shpresat e Derby County duke realizuar për 2:1, por skuadra e tij në fund nuk arriti diçka më shumë.

Kështu, është skuadra e Aston Villas ajo që do të promovohet në Premierligë edicionin e ardhshëm.

Përveç kësaj, ata do të arkëtojnë edhe 215 milionë dollarë pas këtij triumfi.

https://streamable.com/vik15