Astrit Gashi, Konjufcës pas debatit për “ndejën” Gjuriq-Sveçla: Ti u shndërrove në Adem Grabovc

“Kjo është goditje e ulët, kjo është goditje nën brez,” – bërtiste z.Konjufca kur iu kërkua të shpjegonte takimin për kafe të z.Xhelal Sveçla dhe z.Marko Gjuriq.

Ai sulmoi gazetarët se ishin kundër Vetëvendosjes që ia përmendën një gjë të tillë, dhe që thonin se Xhelal Sveçla negocionte me Gjuriqin.

Në një pjesë, z.Astrit Gashi i tha atij “Ti u shndërrove në Adem Grabovc” në referencë me ish shefin e grupit parlamentar të PDK-së.

Konjufca vazhdoi të thoshte se ky ishte sulm nën brez por pa treguar arsyen për një gjë të tillë. Analistët i thanë se këto standarde të gjykimit i kishte përdorur pikërisht Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë, deputeti i dytë më i votuar i VV-së, deklaroi se “e gjithë kjo ishte fushatë” edhe pse nuk mohoi autenticitetin e fotografisë.

Ai tha se po të ishte vetë në takim, “ndoshta do ta kishte bërë edhe ndonjë akt simbolik.”