Astrit Haraqija paralajmëron zgjedhje, “shpall” kandidaturën për deputet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, paralajmëron se do të ketë zgjedhje të reja paralamentare në vitin 2020.

Një gjë të tillë Haraqija e bëri të ditur duke e shpallur kandidaturen e tij për deputet.

“Unë biri yt dardan, deputet në 2020”, ka thënë ai në një mbishkrim në një fotografi ku shihet logo emblematike e kësaj partie ajo me flamur dardan.