Zelensky: Rreth 9 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Që nga 24 shkurti, kur ka nisur pushtimi i Ukrainës janë vrarë rreth 9 mijë ushtarë rus.

Kështu ka bërë të ditur, presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një videomesazh të enjten në mëngjes.

Ai përsëriti thirrjen drejtuar forcave ruse që të kthehen në shtëpi.

“Kudo që të shkojnë, do të shkatërrohen. S’do të jenë të qetë këtu. S’do të kenë ushqim, s’do ta kenë as një minutë të qetë. Pushtuesit do të përballen me vetëm një gjë nga ukrainasit: Rezistencë. Rezistencë e egër. Rezistencë që do ta kujtojnë përgjithmonë se s’e japim atë që është e jona dhe se do ta kujtojnë se çfarë lufte patriotike ishte”, ka thënë Zelensky.