Atentati në Tiranë, vritet një person në Kinostudio

Ka ndërruar jetë personi që u qëllua me armë zjarri pak çaste më parë.

Ai ka qenë në mjetin e tij kur është qëlluar.

Edhe pse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Xhanfize Keko ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të Freskut. /Hashtag.al