ATK me sistem elektronik të deklarimit të tatimeve dhe kontributeve

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 shkurt, deklarimi i të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve të aplikuara në Kosovë, do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes Sistemit Elektronik EDI.

“Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në Sistemin Elektronik EDI, Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim” thuhet në deklaratën e ATK-së.

ATK, nga data 1 shkurt do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për Tatime dhe Kontribute dhe këto do të mund të deklarohen vetëm përmes Sistemit EDI.

Përparësitë e Sistemit Elektronik – EDI, sipas ATK-së, janë:

Reduktim i dokumenteve;Reduktim i raporteve periodike;          Kursim i kohës dhe kostos;         Deklarim i tatimeve në çdo kohë – 24 orë në ditë;Pagesa on-line në çdo kohë – 24 orë në ditë;Reduktim i vizitave të shumta në zyrat e ATK-së;Dorëzim i menjëhershëm, i besueshëm dhe i sigurt;Procesim i shpejtë dhe i saktë i deklaratave;Qasje në historinë e deklarimeve;Kontrollim i historisë dhe bilancit tatimor, etj.