ATK u premton mbështetje shitësve me pakicë

Sot drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka takuar Rrjetin e Shitësve me Pakicë në Kosovë, të cilët kanë diskutuar për disa tema që janë pjesë e platformës avokuese, me theks të veçantë, humbjet në produkte dhe trajtimi i kallos apo firës, TVSH e reduktuar në 8% për sektorin e gastronomisë, si dhe projektligjet mbi tatimet.

Drejtori Murtezaj gjatë diskutimeve që pati në takim me përfaqësuesit e shitësve me pakicë, tha se si drejtues i këtij institucioni i përkrah shqetësimet e ngritura nga ana e tyre dhe se do të jetë i gatshëm që t’i mbështesë brenda mundësive ligjore të ATK-së.

Ndërsa, përfaqësuesit nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë thanë se janw të angazhuar fuqishëm në drejtim të informimit të anëtarëve lidhur me politikat aktuale, avokimit ndaj institucioneve qeverisëse lidhur me mundësitë e zhvillimit tutje të legjislacionit dhe praktikave, si dhe trajtimit të vështirësive të bizneseve dhe sektorit përgjatë periudhës së pandemisë.