Peshkatari në Velipojë gjen të mbytur një vajzë 18 vjeçare

Një peshkatar në Velipojë, në vendin e quajtur Vilun ka gjetur trupin e pajetë të një 18 vjeçareje.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës. Sipas të dhënave të para nuk ka denoncim nga familjarë deri më tani për humbjen e ndonjë personi.

“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.