Autoambulanca të reja për Prizrenin dhe Lipjanin

Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në dhurimin e autoambulancave të reja për Janjevën në Lipjan dhe për Reçanin në Prizren.

Ministri përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook ka shkruar se këto autoambulanca do ta lehtësojnë ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të nevojshme për komunitetet në këto komuna.

“Është një premtim të cilin ua kam ba vetë banorëve të kësaj ane se do t’u ndihmoj në kërkesat e tyre.  Kjo është një ndihmë konkrete e cila tregon edhe një herë se ne duhet t’u ndihmojmë qytetarëve tanë kudo që janë ata. Pa marrë parasysh çfarë etnie janë, reformat në shëndetësi do t’i prekin të gjithë qytetarët”.

“Sa i përket Prizrenit, natyrisht se ky do të jetë vetëm hapi i parë së bashku me drejtorin por edhe me të gjithë akterët e tjerë në shëndetësi, do të ndihmojmë si në nivel primar si në nivel sekondar, që qyteti i Prizrenit të jetë një hap më larg se që është sot sa i përket shërbimeve shëndetësore”, tha Ismaili.

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.