Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar, ku temperaturat minimale do të ulën rreth -8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina.

Ditëve të ardhshme do të fillojnë të ngriten temperaturat si minimale po ashtu edhe maksimale. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa vise priten riga lokale afatshkurtra shiu.

Në fundjavë më nxehtë, ndërsa reshje shiu priten krejt në fund të javës dhe në fillim të javës tjetër./Meteoballkan