Autobusi përfshihet nga flakët, tmerrohen udhëtarët (video)

Departamenti i transportit në Miluake (Milwaukee) ka publikuar pamjet kur një autobus udhëtarësh përfshihet nga flakët.

Shoferi i autobusit shikon në pasqyrë flakë dhe tym në fund të autobusit, ku ndodhet edhe motori. Shoferi vepron me shpejtësi duke ndihmuar edhe një pasagjer me karrocë invalidi që të zbresë nga autobusi.

Autobusat në Shtetet e Bashkuara janë të pajisur në shumicën e rasteve me kamera.

Shiheni në videon e VOA – Zëri i Amerikës