Automjeti del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dalë nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.