Qendra e Trajnimeve të Telekomit do të zhvendoset në Prizren, merren vesh Istrefi dhe Shala

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi priti në takim ministrin e Inovacionit, Muzafer Shala ku diskutuan për zhvendosjen e qendrës së trajnimeve të Telekomit në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Istrefi, tha se në takim me ministrin Shala e njoftoi për gjendjen në Telekom si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Diskutuam që ministria e Inovacionit ka mundësi të na mbështet në ide të ndryshme që kemi Qendrën e Zhvillimit dhe Trajnimit kemi mbi 74 programe të akredituara, diskutuam ta arrijmë t’i komercialozojëm dhe mundësinë që Qendra Inovative për Trajnim në Prizren që bashkë me ministrinë të krijojmë një marrëveshje që ajo hapësirë të mundësohet edhe për Telekomin e Kosovës që do të ketë të shfrytëzohen që këto programe të certifikohen dhe të krijohet mundësi punësimi edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar”, tha ai.