Pas refuzimit që i erdhi nga LDK-ja, tallet PSD-ja me VV-në

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas refuzimit që i erdhi nga LDK-ja, “100 për qind nuk do t’i fitojë zgjedhjet”.

Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se Albin Kurti e ndau partinë dhe e ndau koalicionin e mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

“Albin Kurti e ndau partinë për tu bërë VET drejtues.

Albin Kurti e ndau koalicionin e mundshëm LDK-VV për t’u bërë VET kandidat për kryeministër.

Çka na garanton që Albin Kurti nuk do ta rrezikojë nesër Kosovën për të mbetur VET në pushtet.

Por rrini shlirë ? Albini 100% e ka humbur çdo shancë për të dalë i pari.

Dështimi i koalicionit LDK-VV ia garanton pa asnjë dilemë fitoren koalicionit PSD-AAK. I vetmi koalicion serioz në këto zgjedhje ?. I vetmi koalicion që do të dijë dhe guxojë të marrë vendime të mëdha për Kosovën.

100% për Kosovën!”