Autopsia konfirmon shkakun e helmimit të çiftit 5 ditë pas dasmës

Autopsia konfirmon se Rezarta Hajdari ka gjetur vdekjen nga monoksidi i karbonit.

E reja humbi jetën 5 ditë pas dasmës ndërsa bashkëshorti I saj, Olsi arriti të jetonte.

Gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi informon se helmimi kishte ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.

Fillimisht u hodh dyshimi për një vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Familjarët e 19 vjeçares hodhën dyshime dhe në një vrasje por autopsia konfirmon se e reja humbi jetën nga helmimi i monoksidit të karbonit.