Pas marrëveshjes Putin-Vuçiq për blerjen e gazit, reagon Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter për marrëveshjen e presidentit Aleksandër Vuçiq dhe presidentit rus, Vladimir Putin, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka shkruar në Twitter rreth këtij takimi, ku ka thënë se tash Vuçiq e Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021”, shkruan Kurti teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiq pas takimit më Putin në vitin 2021.

“Fola për standarde të dyfishta dhe hipokrizinë e shpeshtë në marrëdhënie ndërkombëtare, Presidenti Putin e kupton për çfarë po flas, por ai kërkoi nga unë për shpjegime të mëtutjeshme andaj ne folëm për Veriun e Kosovës dhe ia tregova atë edhe në hartë”, kishte thënë Vuçiq, shkruan tutje në postimit e kryeministrit Kurti.