Avdullah Hoti – ministër Muratit: Ke investu vet në kriptovalutë, mësoje kryeministrin qysh funksionojnë tregjet

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka komentuar në Kuvend krizën ekonomike, duke përmendur projekte të mëdha të cilat u refuzuan nga Qeveria Kurti.

‘’Është dahtë me u këshillu kryeministri se energjia ka pasë mundësi me u ble dhe rezervu më herët. Nuk po flas për qasjen dhe strategjinë afatate të kësaj qeverie, e cila tek sot ka nisë me mendu. Ka qenë gypi i gazit, Prishtinë-Shkup, Termocentrali, kanë qenë të planifikuara bateritë akumuluese për energji dhe gjtihashtu investime të tjera. Krejt këto projekte janë refuzu në muajt e verës dhe këtu kemi pasë debat të gjatë’’, ka thënë Hoti.

Tutje ai ia kujtoi ministrit Hekuran Murati posedimin e kriptovalutave.

‘’Ke investu vet në kriptovalutë, mësoje kryeministrin qysh funksionojnë tregjet’’.

KEK duhet t’ia shesë energjinë KESCO. KEDS ka për obligim ta furnizojë Kosovën me energji. Nëse është kjo kontratë në fuqi, pse nuk po e respektoni. Nuk do të ket mundësi asnjë qytetar e biznes të padisë KEDS për mosfurnizim të rregullt. Smundet askush ta padisë KEDS e KESCO për energji.