“Avniu ka vjedhë kablla të rrymës”, plasë sherri mes Valon Sylës e Avni Zogianit

Ka plasur sherri në mes të analistit, Valon Syla dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogianit.

Në një postim të fundit të analistit Syla, në llogarinë e tij në Facebook, ai ka akuzuar Zogianin për vjedhje të kabllove të rrymës në fshatin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

“Krejtë katuni i vet e din, që Avnia ka vjedh kablla të rrymes, me ja nxjerr bakrin që me shitë për kilogram, kur ka qene i ri… bile kusheritë e vet hala keshin me to. Thojnë koxha kryengritë është, por ja arritë qëllimit”, ka shkruar Syla.

Derisa, Zogiani, Sylën e quan njeriu i cili është i dashuruar në Kadri Veselin dhe militant i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Bon për shembull me mare analista te krahëve te ndryshëm politik ne “debate”… por, me kushtin qe  i tregon shikuesit, per shembull… te gjithe e dijne qe Valon Syla eshte i dashuruem ne Kadri Veselin. Kur publiku e di kte, ne rregull është. Jo me ia shite publikut militantet e PDK-se e te disa partive tjera si analiste neutral!”, kishte shkruar Zogiani në postimin e tij në janar të këtij viti.

Debati në mes të Sylës dhe Zogianit ka nisur pasi që asamblisti i PDK-së, Remzi Rrahmani, në Komunën e Mitrvocës ka shkruar se Avni Zogiani është punësuar në kabinetit e Agim Bahtirit.

“Meqë Faruk Mujka po na tregojka se disa po e shesin shpirtin e trupin dhe po vazhdojnë të shesin moral, unë këtij të fundit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës po u’a bëj një pyetje. Pse Avni Zogjani  është i punësuar tash e sa muaj në kabinetin e Kryetarit të Mitrovicës dhe kurr nuk paraqitet në punë, pra merr pagë pa punuar fare? Pastaj, pse nuk paska mundësi të punësohet një i ri apo e re mitrovicase, po po u dashka një person nga Fushë Kosova?”, ka shkruar Rrahmani.