Sot vazhdon seanca ndaj Salih Mustafës

Sot të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ajo pritet të fillojë nga ora 09:30. Në seancën e kaluar është bërë edhe dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të tretë. Ky i fundit ka thënë se maltretimet që i janë bërë nga një grup njerëzish në Zllash vazhdon t’i përjetojë edhe sot e kësaj dite.

“Përjetoj për shembull shumë një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, në gjysë të natës ngrihem dhe bërtas”, ka thënë ai të martën.

Ai ka theksuar se i akuzuari, Salih Mustafa, i njohur si Cali, e ka rrahur vetëm një herë.

“Falë familjes që e kam e më kupton, i ka mësuar këto gjëra, ngrihem dhe bërtas, ngrihem i djersitur. Lloj-lloj gjërash, m’i kujton zërat e njerëzve”, ka theksuar ai para trupit gjykues.