Avokati Berisha: Lajmet për arrestimin e Valdrin Sahitit janë të pavërteta

Sot në media u raportua që kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhet nën masën e paraburgimi.

Por, lajmin e ka demantuar avokati i tij, Besnik Berisha.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky lajm është “Fake News”.

Postimi i tij i plotë:

FAKE NEWS!

Me shume respekt per punen e secilit medium dhe koleg gazetar, lajmet e meposhtme jemi te detyruar t’i denoncojme si FAKE Neës sepse te tilla jane!

Mos u besoni!