Avokati dhe ish-luftëtari i UÇK-së, merr ftesë nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale po vijon me ftesat për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL- UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se sot është ftuar nga Specialja, Nuhi Krasniqi.

“Sot mora lajmin që avokati dhe luftëtari i lirisë së UÇK-së, z/Nuhi Krasniqi nga Malisheva është thirrur nga Gjykata Speciale”, ka shkruar Gucati.

Ai tutje ka thënë se ashtu si edhe bashkëluftëtarët e tjerë, edhe Krasniqi do të del i pastër nga kjo gjykatë.