Avokati Gashi i shkruan prokurorit për rastin Dehari, kërkon të jetë prezent gjatë intervistimit të ministres Haxhiu

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë Speciale në lidhje më rastin Dehari.

Më saktësisht, ai ka kërkuar që të jetë prezent gjatë intervistimit të Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e cila është ftuar dje nga Prokuroria Speciale në lidhje me shkrim të saj të publikuar në “Facebook”.

Gashi ka bërë edhe një pretendim, duke e akuzuar Prokurorinë se është në luftë me të vërtetën.