Në Meksikë Panda feston ditëlindjen e 29-të (VIDEO)

Panda e quajtur Xin Xin që ndodhet në një kopsht zoologjik të Meksikës ka festuar ditëlindjen e 29-të të saj.

Xin Xin dhe tezja e saj Shuan Shuan janë të veçanta për faktin se janë të vetmet panda që nuk konsiderohen si pronë e Qeverisë kineze, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 1975, Kina ia ka dhuruar dy panda shtetit të Meksikës si shenjë respekti për marrëdhëniet ndërshtetërore.

Tani pasardhëset Xin Xin dhe Shuan Shuan konsiderohen si thesar kombëtar i Meksikës.