Avokati i kryeshefit të KEK-ut: Po mbahet në paraburgim pa dyshim të bazuar, veç pse iu bë gjyqi publik

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se klienti i tij po mbahet në paraburgim “pa dyshim të bazuar”.

“Nuk mundesh dikujt me ia heqë lirinë, vetëm pse po dyshon diçka”, tha avokati.

Sipas tij, Krasniqi po mbahet në paraburgim pasi atij iu bë “një gjykim publik”.

“Paraburgimi ka ndodhë sepse është bërë një gjykim publik”, tha Ibrahimaga.

“Paraburgimi nuk mund të ekzekutohet nëse nuk ka dyshim të bazuar. Paraburgimi është bërë pa dyshim të bazuar”, tha ndër tjerash avokati.

Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit. Një njësi e veçantë e hetimeve ia kishte bastisur atij zyrën dhe dy banesa në Prishtinë.

Gjykata e Apelit sot e ka refuzuar ankesën e avokatit të kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke vendosur ta lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta mbajtur atë në paraburgim./T7