Avokati i Thaçit me kritika ndaj Speciales qysh në fillim të seancës gjyqësore

Ka filluar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, seancë kjo e cila është vetëm dëgjimore.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, qysh në fjalën e parë të tij, ka adresuar kritika në drejtim të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se për shkak të moskryerjes së detyrave si duhet nga Specialja, sot s’kanë mundur të paraqiten me ekipin e plotë të avokatëve, raporton lajmi.net.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë për këto çështje të mërkurën në mbrëmje apo të enjten, pra me fjalë të tjera nuk ishte e mundur që të themelohet një ekip mbrojtës dhe njerëz që do të dëshironin të ishin të pranishëm. Është e pakuptimtë dhe e kemi të vështirë ta kuptojmë se pse është bërë kjo”, tha ai.