Amerika e quan ide kreative propozimin për një “KFOR” në Ukrainë

Një mision paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike, sikur është KFOR-i në Kosovë, u propozua edhe për Ukrainën.

Ideja që lindi nga Polonia, nuk u përjashtua përfundimisht prej Amerikës.

Ambasadorja e këtij shteti në NATO e konsideroi atë si deri diku kreative, të mërkurën.

“Ka shumë pyetje për këtë ide por nuk do ta quaja të vdekur. Unë mendoj se aleanca do që të mësoj më shumë se çfarë në realitet po kërkon Polonia derisa ne kemi dëgjuar edhe presidentin Joe Biden se nuk do te dërgoj trupat amerikane ne Ukrainë, prandaj po presim dhe shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Julianne Smith, ambasadorja amerikane në NATO.

Por, kancelari gjerman, Olaf Sholz, nuk e pa të mundshëm një lloj KFOR-i në Ukrainë.

“NATO nuk do të bëhet palë në luftë. Ne jemi dakord për këtë me aleatët tanë evropianë dhe Shtetet e Bashkuara”.

Atë e refuzoi edhe Rusia. Ministër i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, tha se dërgimi i forcave të NATO-s nënkupton luftë direkte me forcat e armatosura ruse.

Por si e pati mendua këtë ide ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak,?

“Unë paraqita planin, për t’u menduar nga aleatët, nëse dhe si mund të formohej një mision paqeruajtës në Ukrainë. Një mision i tillë paqeruajtës është për shembull në Kosovë”.

NATO po kritikohet se nuk është duke e ndihmuar sa duhet Ukrainën. Aleanca ka thënë se nuk ndërhyn brenda në këtë shtet.