Avokati i Veselit ‘e djersitë’ dëshmitarin, e detyron ta pranojë se gaboi rëndë në konstatimet për UÇK-në

Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku po dëgjohet një dëshmitar ndërkombëtarë, Frederick Abrahamas, i cili po merret në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Emmerson kundërshtoi fuqishëm konstatimet e Abrahams, për “vrasjen e civilëve nga UÇK në shtator të vitit 1998”.  Teksa gjatë marrjes në pyetje, avokati i Veselit e detyroi dëshmitarin të pranonte se ka gabuar në raportin e tij kur ka bërë konstatime të tilla, e për më tepër, nga burime serbe që nuk i kishte hetuar e konfirmuar.

Pjesë nga biseda mes Emmerson dhe Abrahams:

Avokati: Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?

Dëshmitari: Duhej të ishte shkruar ndryshe.

Avokati: Këto pretendime i morët nga pala serbe?

Dëshmitari: Po

Avokati: A keni intervistuar ndonjë dëshmitarë sa I përket vrasjeve të pretenduara?

Dëshmitari: Po

Avokati: Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator.

Dëshmitari: Është formuluar keq…!

Avokati: Është e gabuar…

Avokati: Kur po flisni për vrasjen e shtatorit…s’ka pasur fare vrasje…a ishte tërësisht e gabuar…

Avokati: Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-ës….

Dëshmitari: Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK…

Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim….

Avokati: Na dëshmuat se sa e rëndësishme ishte dhe cila ishte metodologjia me të cilën bëtë hetimet tuaja, dhe nuk keni respektuar asnjë prej tyre….

Avokati: Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?

Dëshmitari: S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.

Avokati: Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?

Dëshmitari: Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel.

Avokati: Por ju nuk shkuar tek Liqeni?

Dëshmitari: Jo nuk shkuam atje. Shkuam te morgu i improvizuar.

Avokati: Ju s’keni qenë në gjendje të bëni gjëra…