Arrestohet 19 vjeçari për vjedhje të rëndë në Prizren

Është arrestuar 19 vjeçari i cili dy ditë më parë vodhi portofolin e pronarit të një kafeterie në Prizren.

I dyshuari kishte thyer dhe dëmtuar kafeterinë dhe pasi kishte hyrë brenda kishte vjedhur portofolin me sasi të vogël të parave.

Zyrtarët policore kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K, i lindur në vitin 2002. Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.