SHBA, në 24 orët e fundit vdesin 3.800 persona nga koronavirusi, duke e çuar në 37.086 numrin e përgjithshëm të vdekjeve

Sipas të dhënave nga Universiteti amerikan John Hopkins, në 24 orët e fundit SHBA ka raportuar 3.800 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38.084, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat tregojnë se rastet e konfirmuara me koronavirus janë rritur në 706.832, ndërsa rastet e shëruara nga ky virus janë mbi 60.500.

New York-u mbetet shteti më i goditur në SHBA në mes të pandemisë, me 13.202 vdekje dhe mbi 235.300 raste, e ndjekur nga New Jersey me 3.840 vdekje dhe mbi 78.400 raste.

SHBA vazhdon të kryesojë me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, e ndjekur nga Italia dhe Spanja.

Italia renditet e dyta sa i përket numrit të vdekjeve me mbi 22.700 viktima, ndërsa Spanja renditet e dyta për sa i përket numri të rasteve të konfirmuara me pothuajse 192 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 156 mijë të vdekur dhe rreth 579 mijë të shëruar.